Të paktën 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë zbuluar gjatë mbrëmjes nga OSHEE.

Përmes një njoftimi për mediat, OSHEE bën me dije se kontrollet janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, duke u evidentuar rastet në falë.

“Kontrollet e kryera nga Departamenti i “Rikuperimit të Humbjeve”, pranë OSSH, gjatë mbrëmjes në qytetet Tiranë dhe Durrës zbuluan 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat i janë referuar prokurorisë pas procedimit në prani të policisë. Bazuar mbi rregulloren e ERE, veç procedimit, ndaj 12 abonentëve është vendosur masë administrative për kilovatët e vjedhur ⚡️”,thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 

Artikulli paraprakFUNDJAVË ME DIELL E VRANËSIRA TË PAKTA KALIMTARE, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT
Artikulli tjetër“VARRIMI SIPAS AMANETIT”, KËNGËTARJA NEXHMIE PAGARUSHA PËRCILLET NESËR PËR NË BANESËN E FUNDIT