Policia e Fierit ka vënë në pranga një grup prej 5 përsonash që vidhnin pjesë automjetesh. Ata punon si nje grup dhe sipas policisë vidhin jo vetëm pjesë por dyshehen edhe për vjedhjen e disa automjeteve ne këtë zonë.

Në njftimin e policisë thuhet se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të punës operative hetimore, bënë të mundur arrestimin e shtetasve: 1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. 2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë. 3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. 4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. 5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.

Ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip “Benz” e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakARRESTOHET 27 VJEÇARI, JU GJET HASHASH NË SHTËPI
Artikulli tjetërPËRDHUNIMI I SË MITURËS NGA SHQIPTARI BLLOKOHET RESTORANTI PËR 1 MUAJ