Dy palestinezë kanë rënë në pranga dhe një i tretë është proceduar në gjendje të lirë, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit.

Nisur nga hetimet dhe provat materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se Y. L., 26 vjeç; O. E., 24 vjeç, si dhe A. B., 18 vjeç, (i proceduari), që të tre të lindur në Palestinë dhe banorë të Tiranës janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020.

Konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Teksa vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas, materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

Artikulli paraprakI IKU TË ËMËS NGA DUART, MAKINA PËRPLAS FËMIJËN 4-VJEÇAR
Artikulli tjetër55-VJEÇARI HIDHET NË UJËRAT E BISTRICËS, MISTER SHKAQET