Policia e Shijakut ndaloi një shtetas të shpallur më parë në kërkim. Mateo Gjepali, 28 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.
Gjepali ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim” pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet O.K duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune. Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektivëve te Policisë Tiranë.