Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në qytet.
Në pranga u vu shtetasi me iniciale F.J., pasi gjatë natës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në muajin janar, shkurt e mars,
ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.