Vidhte mish me makinë të vjedhur,kapet nga policia

Një ekspert i vjedhjes dhe mashtrimit në Vlorë kishte vjedhur ca mish tek një kasap e u kap nga policia vendore mbrëmë. Erjon Janka, 39 vjeç, banues në Vlorë u çua në rajon, aty tek po hetohej një vjedhje tjetër në lagjen ‘Isa Boletini”, vjedhja e një makine Fiat Punto. Nuk u desh shumë të zbulohej se hajduti para tyre ishte ‘protagonisti’ i mbrëmjes: Mishin e kishte vjedhur rreth orës 3 të natës në dyqanin e kasapit në lagjen “Hajro Çakërri” dhe e kishte futur në ‘Fiat Punto’, që e kishte vjedhur disa minuta më parë në lagjen “Isa Boletini”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhje, kryer më shumë se një herë”.

Artikulli paraprakARRESTOHET 40-VJEÇARI I DYSHUAR SE PËRGATISTE SULME PËR VIT TË RI
Artikulli tjetërDY VËLLEZËR ADOLESHENTË PLAGOSIN 23-VJEÇARIN