Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së Kishës së “Shna Ndoit”, në Laç.
I arrestuari akuzohet edhe si autor për dy vjedhje të tjera në Tiranë.
“I arrestuari është Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja'”-njofton policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapanë, një gur fresibël dhe një kompjuter.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018, në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna-Ndoit, në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.
– Më datë 15.02.2018″>2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe një Kompjuter.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.