Policia e Tiranës ka vënë në pranga një hajdut, i cili vidhte portofola në urbanet e qytetit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni i fundit” u dokumentuan me prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolave.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallëzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusët e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit M. Xh., 42 vjeç, si dhe u shpall në kërkim V. J., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje”, tha policia.

5 raste të dokumentuara
– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBRËMJE ME BALETIN MODERN NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërMUNGOJNË DISA AVOKATË, SHTYHET SËRISH GJYQI “HABILAJ”