Ne vigjilje te festes se Zojes, u celebrua Mesha e Shenjte ne Shenjteroren e Zojes.

Mesha eshte drejtuar nga arqipeshkvi i dioqezes Shkoder – Pult, Monsinjor Masafra, i cili gjate predikimit te tij u ndal tek rendeisa e kesaj feste per te gjithe besimtaret katolik por edhe per pajtoren e shkodres. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katoliçizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. E pikërisht në këtë kohë, rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës. Gojëdhëna tregon edhe se Figurën e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figurja u zhduk nga sytë tyre. Që asokohe nisën shtegtimet e besimtarëve drejt Gjenacanit, e Zoja jonë e Këshillit të Mirë, Pajtorja e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani, Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, me të njëjtën figure, që vijon të nderohet në Gjenacan.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH NË LUMIN BUNA?!
Artikulli tjetërINAGUROHET MOZAIKU ME FIGURËN E ZOJËS