Besimtarë të shumtë në Shkodër u mblodhën për të kremtuar të Premten e Madhe të Shenjtë të Pashkëve. Në Shkodër Udha e Kryqit nisi nga Katedralja e Shën Shtjefnit e vazhdoi drejt varrezave katolike të Rrmajit.

Besimtarët ndoqën rrugën që përshkuan martirët shqiptarë para pushkatimit. Procesioni u udhëhoq nga imzot Anxhelo Massafra. Jeta është më pak e vështirë me besimin në Zot tha Massafra.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

Artikulli paraprakHUMB JETËN 43- VJEÇARI, U PËRPLAS NGA NJË AUTOMJET NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR DHURON PAKO USHQIMORE PËR PERSONAT PARA DHE TETRAPLEGJIKË