Situata është përmirësuar totalisht në Shëngjin. Mësohet se nuk ka asnjë vatër zjarri aktive

. Edhe gjatë kontrolleve të forcave zjarrfikëse në terren duket se edhe vatrat e fjetura pothuajse nuk ekzistojnë më. Sipërfaqja e djegur është e madhe, ndërsa dëmet do të verifikohen në vazhdimësi. Situata është nën kontroll edhe në Orosh të Mirditës. Nga komunikimi me nënprefektin e Mirditës mësojmë se problematike gjendja është paraqitur deri në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa në këtë moment është vënë nën kontroll. Nënprefekti u shpreh se aktualisht po monitorohet terreni për t’i paraprirë ndonjë vatre të mundshme aktive. Ndërhyrjet në Orosh u bënë deri në orën 19:00 nga ajri dhe toka, ndërsa më pas vetëm nga toka me zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë. Janë rreth 80 hektarë pyje të djegura në Mirditë, ndërsa falë ndërhyrjes u arrit të mos lejohej djegia e 4 banesave.

Artikulli paraprakMBERRIN NE SHQIPERI TRUPI I VIKTIMES NGA TERMETI NE ITALI
Artikulli tjetërULQINI NEN PUSHTIMIN E ZJARREVE