Teksa i nxehti përvelues me temperatura deri në 40 gradë celsues ka përfshire të gjithë vendin, zonat bujqësore që furnizohen me vaditje nga Lumi Mat në Lezhë dhe Kurbin nuk do të kenë probleme.Veprat e marrjes së ujit në Milot dhe rrjeti vaditës është vënë në funksion të plotë, duke mbuluar me ujë rreth 13.000 hektarë tokë bujqësore.Drejtori rajonal i Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë Nikolin Prendi, thotë se punëtor dhe mjete janë vënë në gadishmeri përgjatë 24 oreve me qëllim që mos të ketë probleme dhe të sigurohet vaditja për bujqesinë.
Pjesa më e madhe e territorit të bashkive Lezhë dhe Kurbin janë zona bujqësore dhe vaditja gjatë muajve të veres, ka qenë një kërkese e vazhdueshme e fermereve të cilët e kanë të lidhur jetesen me këtë sektor, me qëllim që prodhimet e tyre të japin rendiment.