Krijimtaria e poetit Gjovalin Dushaj u vu në skenen e pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.Kengetar dhe humorist të njohur të cilët prej vitesh intepretojnë krijimet e Dushajt mbajten një koncert, ndërsa vetë poeti ishte në rolin e drejtorit artistik, skenografit dhe ideatorit.
Përformanca e artisteve të pranishem tërhoqi vemendjen e publikut për gati 2 orë, ku në fokus ishte muzika folklorike e treves së veriut, po jo vetem.
I pranishem në këtë event kulturor, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se Gjovalin Dushaj përfaqëson një nga penat e krijimtarisë më të arta në Shqipëri.
Poeti Gjovalin Dushaj falendori të gjitha ata që i dhanë mundësinë që krijimtaria e tij të prezantohet në pallatin e kultures “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.
Gjovalin Dushaj ka lindur në Pukë dhe prej vitesh banon në qytetin e Lezhës.Përgjatë veprimtarisë së tij disavjeçare ai ka spikatur në të gjithë zhanrat e artit, ku numerohen mbi 250 vargje këngësh të krijuara prej tij dhe të kënduara nga artiste të ndryshem në mbarë trevat shqiptare.