“Princi I Vogel” është shfaqja e cila u vendos sot në skenën e teatrit “Migjeni në qytetin e Shkodrës, me regji nga Rafael Hoxhaj. Një shfaqje e cila ka vendosur në qendër një princ të vogel, ku dëshira e tij është të bëj miq të ri. Kjo shfaqje ka zgjuar kuriozitet tek fëmijët e vegjël të cilët kishin mbushur sallën e teatrit. Aktorja Denada LLanaj e cila luan rolin e princit të vogël shprehet se është tejet e kënaqur nga interesi I lartë I fëmijëve dhe prindërve të cilët kishin ardhur sot në teatër për të ndjekur shfaqjen.

Aktorja tregon se kanë punuar intensivisht prej një muaji për realizimin e shfaqjes dhe se proçesi I provave ka qënë sa I bukur edhe i vështirë.

Shfaqja “Princi I Vogël” është shfaqur në Tiranë, si dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa ka përmbyllur sot rrugëtimin e saj në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON KATËR NDËRTESA, SHPËTOJNË BANORËT
Artikulli tjetërSHKOLLA “28 NËNTORI”, CEREMONIA E MATURËS