“Rrno për me tregue”, vepra e At Zef Pllumit do të vijë në të gjitha kishat shqiptare përmes aktorit të njohur Arben Derhemi, me regji të Milto Kutalit.

Nga libri i at Zef Pllumit që vuajti në burgjet e komunizmit janë zgjedhur disa prej pjeseve me mesazhe te forta. Aktori Derhemi e ka nisur nga salla e “Iliricym” tek kisha françeskane në Shkodër ku at Zef Pllumi dha një kontribut të madh. Regjisori bashkë me aktorin Derhemi nuk kanë zgjedhur vetëm vuajtjet që at Zef Pllumi tregon në librin e tij. Është menduar që disa prej pjesëve të librit “Rrno për me tregue” të vihen në skenë teatrore si një tjetër mënyrë për të përcjellë atë pasuri me rrëfimet që at Zef Pllumi i la brezave.

Artikulli paraprakTREGJET NË NATYRË TË SHKODRËS, DHE PËRGJEGJËSIA E ASKUJT!
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GRAVE, BYLO: 252 RASTE ZYRTARE NË 3 VITE