Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shëngjinit por ende nuk është shuar plotësisht.
Reshjet e shiut të një nate më parë kanë ndikuar pozitivisht.
Ushtria po punon për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Zjarret që vijuan prej më shumë se 24 orësh rrezikuan banesat dhe varrezat publike, ndërkohë ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit malor.