Zjarri i rene mesditen e së premtes ne masivin pyjor te fshatit Fierze të Njesisë Administrative Rubik në Mirditë është vënë nen kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht. Krahas forcave të bashkise, operacionit për shurarjen e flakeve i janë bashkuar dhe ushtria. Per shkak të terrenit të thyer malor, po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e plotë të këtij zjarri, që sipas të dhënave deri tani ka djegur rreth 6 hektarë pyll me pisha dhe bimesi.

Flaket dyshohet të jenë shkaktuar nga nje shkendije elektrike në linjen qe ndodhet përgjatë këtij masivi pyjor, thotë prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.

Zjarri ne masivin pyjor të fshatit Fierze u shfaq mesditen e së premtes dhe favorizuar nga era e fortë dhe bimësia e dendur flaket u përhapen me shpejtësi në disa drejtime.

Artikulli paraprakORGANIZOHET TROFEU “GILMAN BAKALLI”
Artikulli tjetërMINISTRJA ANILA DENAJ NË SHKODËR