Pas pesë ditesh eshte arritur te vihet nen kontroll zjarri i rene ne bjeshket e Fanit ne Mirdite. Zjarrfikesit e Mirdites te mbeshtetur dhe nga ata te Tiranes, forcat e ushtrise dhe emergjencave civile kanë punuar gjate gjithe nates duke vene nen kontroll flaket dhe shmangur rrezikun per zonen e banuar në fshatrat Shengjin, Petoç dhe Xhuxhë.

Ndërkohe forcat zjarrfikese dhe strukturat e tjera vendore do te vijojne te qendrojne ne terrren deri me shuarjen e plote te ketij zjarri, i cili ka djegur mbi 500 hektare pyje me pisha dhe bimësi në këtë zonë malore. Ky zjarr i cili ra disa javë më parë në zonen e Kukësit, kaloi pesë ditë më parë ne territorin e Bashkisë Mirditë, duke krijuar situata problematike në Njesitë Administrative të Fanit dhe Oroshit, por fatmiresisht u arrit te shpëtohet prona e qytetareve dhe dëme janë shkaktuar vetem në ekonominë pyjore të këtyre zonave.

Artikulli paraprakFLUKS DALJESH NË PIKAT KUFITARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-13 E NIS ME FITORE KAMPIONATIN