Mbeturina, inerte e deri tek bagëti të ngordhura mund të gjesh tek vija e Golemit, pjesë e njësisë Rrethina.
E gjithë gjatësia e atij kanali është e mbushur me mbeturina të cilat në shumë raste edhe digjen nga persona të papërgjegjshëm. Kanali është pastruar disa herë nga mbeturinat por sërish hidhen aty nga persona të cilët askush nuk i shqetëson. Shpesh herë, kryesisht kur ka reshje shiu mbeturinat, inertet bashkë me bagëtitë e ngordhura nga ai kanal përfundojnë në liqenin e Shkodrës. Shpesh herë është ngritur ky shqetësim i ndotjes së vijës së Golemit, një kanal me një gjatësi të konsiderueshme mbi 2 kilometër por ende nuk ka asnjë masë për të ndëshkuar përgjegjësit.