NJË MUAJ PAS AKSIONIT PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LIQENIT
Keto pamje I perkasin festimit te dites se Liqenit te Shkodres, nga I cili, Shqiperise, pra Shkodra ka 57 km vije liqenore.
Edhe pse para pak kohesh, u nderhy ne shume zona per pastrimin e vijes liqenore nga mbeturinat dhe inertet, ne te vertete, pamja qe ofron bregu I liqenit te Shkodres, thuejse ne cdo segment te tij, eshte e ndotur.
Ndotja me e madhe eshte afer zonave urbane, qofte te qytetit, por edhe te Shirokes, e Zogajt, por nuk jane aspak me te pastra brigjet e liqenit te Shkdores edhe pergjate fshatrave te Malesise se Madhe.
Natyra I ka dhuruar cdo gje kesaj zone, liqenin, pyllin, ajrin e paster, por eshte njeriu ai qe nuk di ta vlersoje kete perle te natyres, por ndikon ne shkaterrimin e saj.
Ndersa trumbetohet me te madhe per ndergjegjesim e opinionit publik per mbrojtjen dhe ruajtjen e natyres, duket se fjalet bien ne vesh te shurdher.
Bregu I liqenit te Shkodres vite me pare eshte vleresuar dhe ka qene nje pike turistike si per vendasit ashtu edhe per turistet e huaj per bukurite edhe vlerat natyrore qe gezon. Por vitet e fundit nderhyrja pa kriter e dores se njeriut, po ia zbeh vlerat dhe bukurine. Kushte te tilla jo vetem qe largojne turistet e huaj dhe vizitoret vendas, por demtojne ndjeshem edhe floren dhe faunen.
Ndoshta ka ardhur koha qe pervec aksioneve per pastrimin e Liqenit, te aplikohen masa drastike per kedo qe nuk e respekton natyren, apo e demton ate ne cfaredo forme.