Ndryshimet e fundit ne kodin e ri rrugore kane parashikuar masa ndeshkuese me gjobe jo vetem per drejtuesit e mjeteve, por edhe per kembesoret qe nuk respektojne kalimin ne vijat e bardha, apo ne mbikalimet e caktuara.
Por sa respektohen keta rregulla ne qytetin e Shkodres? Nga një vëzhgim i shkurtër i kryer nga star plus ne qender te qytetit evidentohest se si këmbësorët por edhe drejtuesit e automjeteve, tregohen të shkujdesur në momentet e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Ndersa lidhur me masat ndeshkuese per te gjitha ata qe nuk respektojne kalimin ne vijat e bardha, vete qytetaret pranojne se ne shume raste evidentohet nje fakt I tille ndaj masat ndeshkuese do te vlejne per ndergjegjesimin e tyre. Shumë prej këmbësorëve, nuk preferojnë të kalojnë kryqëzimet pranë vijave të bardha, por vendosi të futen në rrugë mes për mes saj, duke rrezikuar në shumë raste edhe jetën e tyre. Ndërkaq edhe drejtuesit e mjeteve, duket se nuk iu japin përparësi kalimtarëve në shumë raste, edhe pse këta të fundit janë pranë vijave të bardha. Sanksionet e reja te kodit rrugor kane hyre ne fuqi qe me daten 21 janar nderkohe zbatimi i ndryshimeve do të shoqërohet edhe me një fushatë të gjerë sensibilizuese