Pas një periudhe të gjatë mungese, në rrugët e qytetit te Shkodrës rishfaqet sinjalistika horizontale .Puna fillimisht u përqendrua tek sheshi “Luigj Gurakuqi” ne qendër ndërsa dita e dyte e punimeve u zhvillua tek sheshi i ish “5 Heronjve” .Vijëzimi i rrugëve që orienton drejtuesit e mjeteve kur nis dhe përfundon korsia, apo ku lejohet ose jo parakalimi, nisi me qendrën.
Fillimisht u mendua se puna e punonjësve te bashkisë do te realizohej natën ne te gjitha rrugët e qytetit por fatkeqësisht ndodhi krejt e kundërta. Si rregull i qarte punimet përqendrohen gjithmonë në segmentet kryesore, në ato rrugë ku edhe dendësia e qarkullimit është më e madhe dhe ekzistenca e këtyre vijave ndarëse të bardha është e domosdoshme. Bllokimi i trafikut nga këto punime u faktua ditën e hëne ku automjetet kishin krijuar një varg te gjate pritjeje gjate kohës kur zhvillohej vijëzimi horizontal. Gjatë natës mesa duket drita e ndriçuesve edhe pse e pranishme ne te gjitha akset kryesore nuk është e mjaftueshme për te tilla punime. Siguria në rrugë, duket se është shqetësimi më i vogël për zyrtarët e Bashkisë. Është një buxhet i caktuar enkas për këto punë, në fondin e madh të Bashkisë së Shkodrës. Por deri tani, nuk dihet se si ekzekutohet ky buxhet pasi siç shpesh ndodh vijëzimet nuk zgjasin me shume se dy muaj ne rrugët e metropolit verior , të cilat rregullojnë ndjeshëm trafikun për makinat por dhe për këmbësoret, ne mënyre te tille qe këta të fundit të bejne ndërprerjen e rrugës pikërisht në vendin e duhur. Në një kohë kur shoferët vazhdojnë te jene te shkujdesur ne pjesën me te madhe te rasteve , këmbësorët vazhdojnë te jene po aq për rrezikun që u kanoset nga mos respektimi i rregullave.