Përgjatë katër muajve të parë të vitit 2018, Aitoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka vijuar me kontrollet e herëpashershme në të gjithë bizneset dhe tregjet, për të parandaluar çdo parregullsi.

Sipas drejtores së këtij institucioni, Hasije Sadria, janë hasupr problematika të shumta në biznese të ndryshme, ndërsa janë marrë masat që gjithçka të shkoj sipas ligjit. Gjobat kanë variuar nga 50 mijë lekë deri në 3 milionë lekë të vjetra.

Sipas drejtores së AKU, kontrollet kanë qenë periodike dhe kanë mbajtur në një stad të mirë të gjithë produktet që tregtohen në tregje dhe njësi të tjera tregtare, në mënyrë që jeta e konsumatorit shkodranë të garantohet.

Përderisa, është gjetur edhe një mirëkuptim i biznesit, i cili fillimisht është njoftuar dhe më pas nuk kanë munguar edhe investimet në objekte të ndryshme për të arritur standardin e kërkuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Artikulli paraprakAZILI, VASAK: BOLL MË, IA KENI KALUAR EDHE SIRISË !
Artikulli tjetërKOMEDIA “LUFTA DHE PAQJA… PA PILAF