Kryeveterineri i Qarkut Shkodër Selim Kraja deklaroi se tregu i bagëtive në Stom Golem akoma nuk i plotëson kushtet e parashikuara në ligj.

Sipas Krajës, problematike mbetet mënyra e transportimit të kafshëve deri në treg. Për shqetësimet e ngritura nga tregtarët, të cilët më parë kanë deklaruar se u duhet të paguajnë për certifikatat veterinare, Star Plus ka verifikuar një të tillë, ku sipas legjislacionit çdo certifikatë jepet kundrejt vlerës monetare, kjo në varësi edhe të bagëtive për të cilat lëshohen. Po ashtu, leja për lejimin e tregtimit të bagëtive lëshohet për një afat tre ditor. Çështja e standardizimit të tregjeve mbetet një sfidë për Drejtorinë e Bujqësisë, e cila ka marrë përsipër rritjen e cilësisë së kushteve higjeno-sanitare. Që pas hapjes së tregjeve, kontrolli nga ana e veterinerëve në terren është shtuar, kjo me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të procesit të shitjes.

Artikulli paraprakLEZHË – NDËRHYHET TEK KRYQËZIMI I RREZIKSHËM I BLINISHTIT
Artikulli tjetërENERGJIA, OSHEE RIKTHEN LINJËN PËR 81-VJEÇAREN NË PAÇRAM