Protestat kundër fitores së Aleksander Vuçiç në zgjedhet presidenciale vijojnë ende në kryeqytetin serb. Mbi 10 mijë studentë marshuan në rrugët dhe sheshet qendrore të Beogradit në ditën e katërt të protestave kundër asaj që ata e quajnë nisjen e një periudhe diktatoriale në vend.
Me pankarta në duar, të rinjtë thërrisnin “Vuçiç është hajdut, Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet”, duke shprehur hapur frikën e tyre për rritjen e autoritet të tij. “Jemi mbledhur këtu sepse ky regjim çdo ditë e më shumë po fyen inteligjencën tonë. Është shumë e qartë se këto zgjedhje u manipuluan dhe është e qartë se media është e censuruar. Njerëzit jashtë Beogradit nuk janë as në dijeni të kësaj proteste”, thotë Miljan, student.
“Ne po perpiqemi të bëjmë disa ndryshime në këtë vend, për të përmirësuar diçka, dhe unë mendoj se po ecim edhe pse ngadalë. Deri tani të paktën kemi tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, kështu që dicka po bëjmë”. Vuçiç, 47 vjeç mori 55.02 për qind të votave në zgjedhjet e të dielës, duke konfirmuar dominimin e tij mbi vendin ballkanik dhe politikat e tij balancuese mes BE dhe Rusisë. Roli i presidnetit në Rusi është kryesisht ceremonial, por ai pritet të mbajë de facto pushtetin përmes kontrollit të partisë së tij progresiste në pushtet. Kjo e fundit pritet të emërojë një aleat besnik të Vuçiç si kryeministër një figure e cila pritet të jetë lehtësisht e kontollueshme nga presidneti i ri.