Demonstruesit në kryeqytetin e Varshavës kanë protestuar sërish kundër planeve të qeverisë për të kufizuar aksesin e gazetarëve në parlament.

Ata u mblodhën përpara pallatit presidencial gjatë mëngjesit dhe më pas u zhvendosën në ambjentet e jashtme të parlamentit. Një ditë më parë, protestuesit bllokuan godinën parlamentare, duke u përballur madje edhe me policinë. Kjo për shkak se qeveria populiste e krahut të djathtë në Poloni, kërkon të limitojë numrin e gazetarëve që do të lejohen të mbulojnë Parlamentin. Por deputetët opozitarë ngrenë akuzat se një lëvizje e tillë do të mbysë lirinë e mediave. Sipas rregullave të reja, vetëm 5 stacione televizive të përzgjedhura polake do të lejohet të xhirojnë sesionet parlamentare. Mbështetës të lëvizjes argumentojnë se në këtë mënyrë, gazetarët nuk do të munden më t’i afrohen deputetëve në një mënyrë që mund të perceptohet si e guximshme apo agresive. Ndërkohë, kundërshtarë të lëvizjes argumentojnë se kjo situatë është një “rikthim në praktikat e periudhës komuniste”. Kjo protestë mendohet të jetë e para në llojin e vetë në këto 10 vitet e fundit. Sakaq, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakJAKUP KRASNIQI: KODI TELEFONIK ISHTE MASHTRIM!
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORI SHKODRAN, RAMA MESAZH NGUSHËLLIMI