Pas disa sinjalizimeve nga banorë të zonës, një grup pune i inxhinierëve të bashkisë Shkodër, kanë inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen nga firma kontraktuese në rrugën e Dukagjinit.
Sinjalizimet e banorëve janë adresuar pranë bashkisë për punimet në muret mbrotjëse të rrugës. Në një intervistë për mediat, Ridvan Guri, inxhinier pranë Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër, është shprehur se punimet po ecin me ritme të kënaqshme. Ndërkohë që sa i takon mureve mbrotjëse, kjo ndërhyrje nuk është ende në fazën përfundimtare siç e parashikon projekti.
Rruga e Dukagjinit, është një investim madhor në infrastrukturë, kerkesë shumë vjeçare e komunitetit, ndërkohë që në muajin maj pritet të përfundojë edhe loti i parë i ndërtimit të rrugës për të vijuar punën deri në përfundimin e plotë të saj.
https://youtu.be/RcOu4L3h8Jo