Zona e Zdrales prej javësh tashmë është përfshirë në një process transformimi falë fondit prej 275 milionë lekësh,për fazën e parë të projektit të Bashkisë Shkodër për rijetëzimin e kësaj zone. Firma kontraktuese ka kryer një pjesë të punimeve në rrugën “Hamz Kazazi”, ndërkohë që ka nisur edhe restaurimi i fasadave të banesave në këtë zonë njëkohësisht edhe me rikonstruksionin e plotë të rrugës. Për shkodranët një ndërhyrje e tillë ka qënë e domosdoshme për zonën dhe I jep një transformim kësaj zonë për banorët por edhe biznesin në zonë.

Faza e parë e cila është në proces pune, përfshin rrugën “Hamz Kazazi”, nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut. Në zonë përfshihen v95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj.

Investimi në këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave. Rrugët dhe sheshet po trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.Sa i takon fazës së dytë që përfshin edhe zonën pranë stadiumit “Loro Boriçi”, projekti është në fazën përfundimtare dhe pritet që prezantohet në vitin 2025.

Artikulli paraprakSHTYHET SEANCA PËR “GËRDECIN”, MEDIU: ËSHTË ABSURDE QË MINISTRI TË HETOHET PËR ÇËSHTJE TË KARAKTERIT USHTARAK
Artikulli tjetërMË PAK GJELA DETI NË ZADRIMË TË LEZHËS