Ashtu si në të gjithë fakultete e tjera dhe në atë të Shkencave Shoqërore të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vazhdojnë regjistrimet për të ndjekur programet e studimeve që ka ky fakultet. Arben Prendi drejtori i departamentit të Letërsisë një kohësh dhe pedagog në këtë fakultet thekson se pasi kryen studimet gjetja e një punë është e vështirë por për dy programet e studimeve Letërsi dhe Gazetari mundësia për punësim është e madhe.
Prendi ka një thirrje për të gjithë maturantët të cilët presin të nisin studimet e larta këtë vit.
Raundi i parë i regjistrimeve ka nisur që prej datës 2 shtator dhe ka 7 faza të cilat do të zgjasin deri me datën 15 shtator.