Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 27.01.2023 paraqitët si më poshtë :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.30 ka rënie me 5 cm me orën 18:00 të datës 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.50 m ka rënie me 5 cm me orën 18:00 të datës 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totalë e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha.Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.Rruga e Obotit ka prezencë uji 85 cm.Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre, stalla e garazhe në 110 banesa, e pandryshuar me orën 18:00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallubë” 15 banesa).

Në rrugën e Obotit po operojnë 2 mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .Rruga Shirq-Darragjat është e pa kalueshme, ka prezencë uji në një lartësi 70 cm me rënie prej 10 cm.

Kërkohet :

– Pako ushqimore për banorët e bllokuar nga uji.

– Bazë ushqimore për blegtorinë.

-Çizme të gjata rreth 50- 60 palë për Obotin

Autoriteti Verior Rrugor:

Aksi H.Hotit-Tamarë pa probleme. Qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë.Aksi Tamarë-Vermosh është i hapur në të dy korsitë dhe është kriposur.

Aksi Bogë-Theth është i pastruar segmenti Bogë-Qafë Thore. Eshtë pastruar bora e orteqeve deri te tuneli 2. Edhe sot po punohet për pastrimin e borës së orteqeve te tuneli 3 për të hapur të gjithë aksin.

Në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz kanë filluar reshjet e dëborës por momentalisht nuk raportohen probleme. Sipas informacionit të bashkisë Malësi e Madhe për momentin nuk raportohen probleme.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërPLAGOSJA DJE NË SHKODËR, DALIN DETAJE TË REJA