Bashkia Shkodër ka organizuar seminarin e tretë për hartimin e planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban për qytetin e Shkodrës. Banka Europiane e Investimeve po punon me Qeverinë Shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përgatitjen e projektit “Porta e Alpeve”, një projekt i integruar i zhvillimit urban dhe turistik për veriun e vendit. Ndryshe nga dy takimet e para, në këtë takim janë zbardhur disa prej gjetjeve të grupit të punës dhe ekspertëve të cilët po punojnë për hartimin e planit të mobilitetit në Shkodër.

Në takimin e tretë të organizuar për planin e mobilitetit në Shkodër, në bazë të gjetjeve të ekspertëve të huaj dhe vendas rezulton se 26% e të anketuarve shohin trafikun si një nga problemet kryesore në lëvizshmërinë në Shkodër dhe kërkojnë zgjedhjen e kësaj problematike e cila kryesisht gjatë sezonit veror kthehet në një problem shqetësues. Ky seminar është pjesë e një sërë veprimtarish pjesëmarrëse që synojnë diskutimin dhe bashkë-zhvillimin e Planit.

Artikulli paraprakKRYEFAMILJARI: PËRMBYTEMI SA HERË KA RESHJE SHIU
Artikulli tjetërFSHF “FINAL 4” EDHE TEK KAMPIONATI I VAJZAVE