Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 41°C

në zonat e ulëta 21 deri 43°C

në zonat bregdetare 25 deri 39°C

Artikulli paraprakNË DASHURI DO TË KETË SHKËNDIJA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërTAJLANDA HEQ VIZAT PËR KOSOVËN! KURTI: PASAPORTA JONË PO VAZHDON TË FUQIZOHET