Kjo është gjendja në të cilën ka përfunduar varri monumental i Kolë Idromenos. Restaurimi i varrit në nëntor të vitit 2015 ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.

Ai ka nisur që të pësojë carje të lehta, në bazament, por edhe dëmtimi që poi bëhet nga dora e personave të papërgjegjshëm dhe me kalimin e kohës nëse lihet në këtë gjendje atëherë do të nisë dalëngadalë degradimin.

Nuk duhet harruar se ky varr eshte amaneti i fundit i Kolë Idromenos, ndersa engjelli mbi varr eshte pune e tij personale.Territori në Varrezat e Rrmajit është i gjithi i mbuluar me kamera sigurie të cilat me shumë mundësi do të conin drejte e në identifikimin e personave që po veprojnë në këtë lloj menyrë për ti vënë përpara përgjegjësisë.

Kjo është një vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese e cila duhet të shërbejë si këmbanë alarmi qoftë për ministrinë e kulturës , por pse jo për të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse të cilat po lejojnë që varrezat katolike të Rrmajit të kthehen në një gërmadhë.

 

Artikulli paraprakNËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SHQIPËRI-MALI I ZI, ABAZOVIÇ: KRENAR PËR PROJEKTIN E MADH INFRASTRUKTUROR
Artikulli tjetërRRUGA “BESNIK CEKA” PREJ VITESH E LËNË NË HARRESË