Si në dimër ashtu edhe në verë pedonalia e Molos pranë Urës së Vjetër të Bunës mbetet një nga më të frekuentuarat në Shkodër. Gjendja në të cilën ajo ka degraduar lë shumë për të dëshiruar. Për gjatë gjithë pedonales stolat janë pothuajse të gjithë të thyer pavarësisht se disa herë institucionet përgjegjëse kanë ndërhyrë për ti riparuar.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo ajo që vihet re është se në të gjithë pedonalen ka vetëm një kosh për mbeturina duke bërë që qytetarët që kalojnë aty të hedhin mbeturinat në tokë ose në brigjet e liqenit. Qytetaret shprehen te shqetesuar per kete situate.

Nga ana tjëtër edhe projekti i Bypassit i lënë përgjysëm në pedonalen e Molos në qytetin e Shkodrës vijon të bllokojë pamjen e liqenit pasi një sasi e madhe zhavori prej vitesh vazhdon që të jetë aty duke e prishur imazhin e liqenit dhe të pedonales.

 

Artikulli paraprakBIEN TEMPERATURAT, IVZIKU: SIGUROJMË NGROHJEN NË SHKOLLA
Artikulli tjetërFSHATI PRUELL I IZOLUAR PREJ 2 JAVËSH