Dëmtimi I pedonales së Molos vijon edhe pse institucionet disa herë kanë marrë masa për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar. Kjo zonë, tejet e frekuentuar nga qytetarët shkodranë ka rënë pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qytetarët shkodranë kërkojnë që të merren masa, pasi duhet ndaluar dëmtimi I stolave dhe zonave përrreth.

Pllaka të thyera dhe në raste të hequra fare, kjo është pamja që të ofrohet ndërsa lëviz në pedonalen e Molos. Pedonalja e Molos është një ndër zonat më të frekuentuara nga qytetarët shkodran,të cilët preferojnë të kalojnë kohën e lirë duke shijuar bukurinë e natyrës që të ofrohet në këtë zone.

Artikulli paraprakFLUKSI I EMIGRANTËVE PËR VITIN E RI, HOXHA INSPEKTON KAKAVIJËN
Artikulli tjetërPROMOVOHET VEPRA DOM NIKOLLË MAZREKUT