Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar në qarkun e Lezhës, problemet vijojnë ende të jenë prezentë.

Sipas informacioneve të Shtabit të Emergjencave në Lezhë, vazhdon rrëshqitja e dheut në fshatin Torovicë, ndërsa në terren pritet që të shkojnë specialistët e shërbimit gjeologjik.

NJOFTIMI
-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;
-në shkallë qarku kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje në rreth 800 ha.
-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.
Niveli i ujërave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë
-lumi Drin, niveli 1.1 m, renie 0.9 m, me tendencë ulje në rreth 2-3 cm në orë;
-lumi Gjadër, niveli 5.5 m, renie 1.2 m;
-lumi Mat, niveli 2.5 m, renie 1.5 m;
-në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.
– në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike,
-në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie.
– në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm.
– në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm.
– në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm.
-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovoret Balldre dhe Tale, Lezhë, si dhe të Shllinza e Droj, Kurbinit, nuk ka ndyshuar gjendja në nivele, është e njejta sipërfaqe e përmbytur për shkak të sasisë së madhe të ujrave dhe burimeve nentokësore të cilat vazhdojnë të sjedhin sasi të madhe ujrash në sipërfaqen që kullohen me keto hidrovore.
-Nivelet e ujrave në kanalet e ujrave të larta në Lezhë dhe në Kurbin, është në ulje dhe po shkojne drejt kuotave normale të tyre .
-në mbeshtetje të bashkisë kemi 15 forca ushtarë dhe 2 makina, të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për menaxhimin e situatës.

Artikulli paraprakERDOGAN DËSHIRON TË PËRMIRËSOJË RAPORTET ME BE-NË
Artikulli tjetërVITI VLLAZNISË, KRYESUES DHE TË BUKUR PËR T’U PARË, DJARMATI RRËFEN MERKATON, FLET EDHE PËR PROBLEMET ME PAGAT