Bashkia Shkodër vijoi edhe në ditën e dytë lirimin e hapësirave publike në zona të ndryshme të qytetit. Pas bulevardit “Skenderbeg” ky aksion vijoi në vendin e quajtur Ura Dervishbeg si dhe në lagjet “Perash” dhe “Xhabiej”.

Forcat e policisë bashkiake me mbështetjen e policisë së shtetit edhe në ditën e dytë liruan hapësirat e zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme në trotuare dhe rrugë. Ky aksion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në gjithë territorin e bashkisë Shkodër deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.

Ndërkohë ata subjekte që kërkojnë të shfrytëzojnë territorin duhet që të aplikojnë për leje në bashkinë Shkodër në ato zona ku lejohet përdorimi i hapësirave publike.

Artikulli paraprakTUKA: SHKODRA KRYEQYTET I PAPUNËSISË
Artikulli tjetërGODITI ME SENDE TË FORTA 25-VJEÇARIN, ARRESTOHET 38-VJEÇARI