Grupi Parlamentar i PD i cili është mbledhur pak më parë ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.

PD e ka konsideruar si një vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe te mohoje transparencën per qytetaret.

Gjatë mbledhjes ata kanë vendosur se do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.

Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

Artikulli paraprakSERBËT DJEGIN QENDRËN E REGJISTRIMIT NË ZUBIN POTOK, SULMOHET DHE QENDRA NË ZVEÇAN
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJOJNË REGJISTRIMET TEK SHKENCAT SHOQËRORE