Punimet e nisura prej pak muajsh në rrugën Shirokë – Zogaj, një ndër projeket më të rëndësishmëe për zhvillimin rajonal të Shkodrës, po ecin më ritëm të lartë. Firma kontraktuese po punon në dy fronte si në By-Pass-in e Zogajve po ashtu edhe në zgjerimin e rrrugës dhe shtrimin e trasesë, ndërsa kanë mbetur rreth 500 m pa u lidhur me Shirokën. Nderkohe ne disa pjese nuk është ndërhyrë pasi pritet që pronat të shpronësohen pastaj firma të nderhyjë.

Projekti i financuar nga qeveria shqiptare synon të përmirësojë infrastrukturën dhe te nxisë zhvillimin e turizmit. Ky investim është pjesë për rikualifikimin e bregut të liqenit të Shkodrës ndërsa falë punimeve me ritme të larta parashikohet që të përfundojë rreth fundit të vitit.

Projekti që po zbatohet nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit kap vlerën e 5.7 milion eurove, ndersa investimi ka një rëndësi strategjike, pasi do të krijojë një lidhje të re dhe të rëndësishme për qytetin duke e pozicionuar atë edhe më fort si një qendër rajonale e zhvillimit turistik dhe ekonomik. Liqeni i Shkodrës dhe pikat turistike të saj si Shiroka dhe Zogaj mbetën ndër atraksionet kryesore të turizmit në Shkodër, ndërsa vërehet që interesi nga të huajt për ta vizituar ka nisur që në këtë periudhë.

Artikulli paraprakSHKODËR, DËMTOHEN LOJËRAT E FËMIJËVE NË PARQE
Artikulli tjetërBASHA PREZANTON KANDIDATËT NË LEZHË