Vazhdon fushata “Te pastrojme Shqiperine qe duam” ne qytetin e Shkodres.Pas pyllezimit te Traaboshit, nje nisme e marre ne kuader te kesaj fushata nga Ministri Klosi, Bashkia Shkoder dhe Eko Mendje, mengjesin e se enjtes Drejtoria e Kultures Kombetare, Reparti i Ushtrise Vau Dejes, Njesia Administrative Postribe dhe shkolla ne kete njesi administrative, kane pastruar Uren e Mesit.
“Të pastrojmë Shqipërinë që duam” është fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Operacioni që do të shtrihet deri në 24 maj ka në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin qytetar për problematikën e mbetjeve në vend dhe promovimin e një mjedisi të pastër dhe turizmi të qëndrueshëm.
Mbi 160 000 vullnetarë në të gjithë Shqipërinë janë angazhuar në këtë operacion dhe pastrimi i territorit do të bëhet në bazë të hartës digjitale të mbetjeve. Deri më sot, në hartën e mbetjeve shënohen mbi 9100 vendgrumbullime mbeturinash, të identifikuara në të gjithë territorin.