Pas mbylljes së votimeve, kutitë u transportuan në KZAZ për të filluar më pas numërimin prej orës 21:00 të mbrëmjes së të dielës në pjesën më të madhe të bashkive, me përjashtim të Peqinit, Shijakut dhe Kurbinit. Ndërkohë që në 22 bashki kanë dalë fituesit, në 36 bashki vijon ende numërimi.
Janë shpallur fituesit në Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi, Divjaka dhe Tropoja. Erion Veliaj ka arritur një fitore të shkëlqyer në Tiranë duke u rikonfirmuar.
Pavarësisht bojkotit të PD-së dhe ish-aleatit LSI, në votime kanë shkuar mbi 171 mijë qytetarë të Tiranës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:29
Fredi Kokoneshi vijon drejtimin e Divjakës është për një tjetër mandat
Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës. Ai nuk kishte rival përballë, ndërsa u votua me 13513 vota.
Ora 06:56
Taçe mund bindshëm Ibrahimin dhe merr Bashkinë e Gramshit
Gramshi është bashkia tjetër në të cilën PS-ja ka marrë një fitore bindshëm me kandidatin Klodian Taçe. Ndërkohë kundërshtari i tij ka grumbulluar Sabri Ibrahimi 603 vota.
Ora 06:53
Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe
Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, e ndërsa kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron 493 vota.
Marinaj u zgjodh në krye të Bashkisë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai u bë pjesë e politikës lokale pas aktivitetit të tij si biznesmen prej më shumë se 20 vitesh.
Ora 06:47
Zyrtarizohet edhe emri i ri i kryetarit të bashkisë së Pukës
Pa kandidat përballë Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota.
Ora 06:36
PS merr bashkinë e 18-të/ Memaj kryebashkiakja më e re në Urën Vajgurore
Juliana Memaj është kryebashkiakja tjetër nën logon e PS-së, e cila ka marrë drejtimin e një tjetër Bashkie, atë të Urës Vajgurore. Juliana Memaj ka arritur të sigurojë 7,666 vota.
Ora 06:35
Gjici në Kukës: Ishte garë e fortë, s’ka festë, duhet t’i përvishemi punës
5 kuti nga fundi, Safet Gjici udhëheq me rezultat të thellë garën në Kukës përballë Abedin Orucit. Në një prononcim për Report Tv, Gjici u shpreh se “Deri tani procesi i votimit ka shkuar mirë, ka kaluar mbi 50%. Përshëndetës qytetarët, unë do të jem këtu për të vlerësuar këtë votë shumë të rëndësishme.
Unë jam në garë, prandaj kam qëndruar këtu, kam pasur një kundërshtar jo të lehtë. Do të shikojmë procesin deri në fund për të folur më pas për rezultatin. Premtimi im i parë është që nuk do i zhgënjej, duhet ti përvishemi punës dhe jo të gëzojmë” tha ai.
Ora 06:28
PD-ja i dorëzon bashkinë e Tropojës PS-së/ Triumfon Byberi
Rexhe Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës, një vend i cili njihet historikisht si një bastion i djathtë, vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kandidati i PS-së Byberi ka marrë 3538 vota, krahasuar me kundërshtarin Edison Hasanaj.
Ora 06:27
Humbet Bindja Demokratike, njihuni me kryetarin e ri të bashkisë së Mallakastrës
Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% duke fituar bashkinë e Mallakastrës përballë rivalit të Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, që mori vetëm 8%. Deri tani kjo bashki është drejtuar nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur si përfaqësues nga radhët e PD-së.
Ora 06:19
Kastriot Gurra konfirmohet në Librazhd
Kastriot Gurra merr mandatin e dytë në bashkinë e Librazhdit. Gurra nuk kishte kandidat përballë, ndërsa u votua nga 10089 qytetarë.
Ora 05:54
LSI-ja dorëzon Skraparin te PS-ja, Adriatik Mema kryebashkiaku i ri
Adriatik Mema merr zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Skraparit, që mandatin e fundit u drejtua nga një përfaqësues i zgjedhur nga LSI-ja. I vetëm në garë, Mema mori 4505 vota.
Ora 05:46
Mbyllet numërimi, Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e Lushnjes
Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e bashkisë së Lushnjes. Ai mori 28086 duke u konfirmuar edhe për katër vite të tjera në drejtimin e bashkisë.
Ora 05:41
Belba fitore bindëse në Bashkinë e Prrenjasit/ Mbyllet votimi
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Prrenjasit. Janë numëruar 39 kutitë e votimit, nga të cilat ka dalë fitues me një diferencë të madhe votash kandidati i PS-së, Nuri Belba. Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.
Ora 05:36
Vora ‘vishet’ rozë/ Kajmaku merr drejtimin e Bashkisë
Agim Kajmaku është kryetari i ri i Vorës. Kandidati socialist ka marrë 6208 vota, pasi procesi i numërimit u mbyll në orën 05:30 të mëngjesit. Kajmaku do të zëvendësojë kryebashkiakun e Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismailin. Ky i fundit ka marrë vlerësime nga kryeministri Edi Rama pak ditë.
Ora 04:36
Zyrtarisht një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në Shqipëri, Zotkaj merr mandatin e pestë
Në fillim përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ dhe më pas i Partisë Socialiste, Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681vota. Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.
Ora 04:22
266 nga 919 kuti/ Erion Veliaj fiton bindshëm në Tiranë
Në bashkinë e Tiranës vijon numërimi i votave. Deri në orën 04:20 janë numëruar 266 nga 919 kuti, nga të cilat Erion Veliaj udhëheq me 94% të votave, ndërsa Arben Skënderaj ka marrë 6%.
Ora 04:12
Aktori i humorit merr drejtimin e Kolonjës (Rezultati i zgjedhjeve)
Aktori i njohur Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë. Ai mori 93% të votave përballë 3% të Fatjon Fekës nga Bindja Demokratike.
Ora 04:01
Mbyllet numërimi në Roskovec/ Konfirmohet në detyrë kryebashkiakja miliardere
Majlinda Bufi konfirmohet në detyrë. Ajo ka arritur që të marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi. Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen. Ajo është një nga kryebashkiaket më të pasur. Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme
Ora 04:00
Rikonfirmim edhe në Belsh, kandidati i PS-së fiton bindshëm
Edhe në Belsh është shpallur fituesi. Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97%.
Ora 03:49
Zyrtare, Jorgo Goro në krye të bashkisë së Himarës edhe për 4 vite
Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar edhe për një tjetër mandat, i treti në krye të bashkisë, pasi mori 4209 vota.
Ora 03:35
PS në Konispol njeh rritje krahasuar me 2015/ Shpallet fituesi
Shuaip Beqiri ka arritur të sigurojë 3328 vota në Bashkinë e Konispolit. Në zgjedhjet e 2019, kandidati i PS-së ka marrë 2630 vota, e ndërsa në zgjedhjet e 30 qershoriai ka njohur një rritje të ndjeshme.
Ora 03:22
Rikonfirmohet për një tjetër mandat kandidatja e PS-së në Libohovë
Kandidatja e PS-së Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota nga numërimi i 12 kutive gjithsej.
Ora 03:18
Numërimi në Elbasan, Gledian Llatja: Janë plotësuar pritshmëritë, tani do mbaj premtimet
Kandidati i PS-së në Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se pritshmëritë për daljen në votime janë plotësuar, por kryesorja është që nuk pati asnjë problem. “Procesi i plotësoi pritshmëritë, e para ishte që të mos kishte probleme. Qytetarët dolën votuan, ne bëmë një fushatë shumë të mirë dhe ata e respektuan.
Këtu ndodhen vëzhguesit e OSBE-së po monitorojnë, por edhe vëzhguesit e subjekteve të tjera për anëtarë të këshillit bashkiak. Kam tjetër plan për momentin. Kemi bërë një fushatë, u kemi premtuar njerëzve dhe do të jem i fokusuar aty. Nesër do të jemi sërish në terren me njerëzit” tha ai.
Ora 03:17
Mbyllet votimi/ Tuci merr një tjetër mandat në Fushë-Arrëz
Janë numëruar 16/16 kutitë e votimit në Fushë-Arrëz. Kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota. Ai ka arritur që të marrë një tjetër mandat në Fushë-Arrëz.
Ora 03:16
Ora 03:00/ Rezultatet e votimit në 30 Bashki
Elbasan
Kuti Votimi 33/235
Gledjan Llatja 4928 vota
Fier
Kuti Votimi 16/226
Armando Subashi 2586 vota
Gjirokastër
Kuti Votimi 2/70
Flamur Golemi 324 vota
Gramsh
Kuti Votimi 22/63
Sabri Ibrahimi 317 vota
Klodian Tace 3737
Has
Kuti Votimi 13/34
Liman Morina 1416 vota
Kamëz
24/127
Kuti Votimi Rakip Suli 1849 vota
Ylber Gjeta 84 vota
Himarë
Kuti Votimi 26/83
Jorgo Goro 2904
Klos
17/32 kuti
Bedri Hoxha 922 vota
Ilmi Hoxha 1999 vota
Kolonja
32/34
Fatjon Feka 297 vota
Erion Isai 4090 vota
Korça
45/167
Leonard Olli 398
Sotiraq Filo 5639
Krujë
21/88
Artur Bushi 4746
Kukës
10/88
Abedin Oruci 388
Safet Gjici 1052
Kuçova
19/70
Kreshnik Hajdari 2208
Këlcyra
12/21
Klement Ndoni 1331
Shkëlqim Muhaj 194
Hazbi Kasaj 76
Belsh
Arif Tafani 6132
Jashar Elezi 157
Berat
Evin Demo 3953
Pavlo Shkarpa 337
Plarent Aleksi 197
Bulqizë
Lefter Alla 2699 I
lir Balla 155
Cërrik
Andis Salla 1994
Merita Xhika 107
Delvinë
Majlinda Qilimi 337
Devoll
Eduard Duro 3204
Fezi Shaholli 249
Artur Porpollogu 139
Ylli Cenkolli 49
Dibër
Dionis Imeraj 3050
Shkelzen Qoka 366
Divjakë
Fredi Kokoneshi 4174
Dropull
Dhimitraq Tole 2246
Durrës
Valbona Sako 650
Valbona Sakollari 56
Ora 02:32
Mbyllet zyrtarisht votimi/ Ja kush është kryebashkiaku i ri në Memaliaj
Përfundon numërimi në Memaliaj. Janë numëruar 33 kutitë e votimit, ku kandidati i PS-së, Gjolek Guci. Ai ka marrë 4206 vota gjithsej.