Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve

, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.Më datë 24.11.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi : * Astrit Cekaj, 27 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i këtij shetasi u bë pasi në vendin e quajtur rruga e “Kullajve”, fshati Postrribë, Shkodër, me autoveturën e tij tip , ka bllokuar rrugën kryesore duke penguar forcat e policisë në kryerjen e detyrës së tyre, të cilët ishin vënë në ndjekje të një mjeti kamion të ngarkuar me lëndë drusore, duke i kundërshtuar forcat e policisë deri në largimin e kamionit. Nga shërbimet e policisë, rreth 2 km më larg, është konstatuar i aksidentuar dhe i braktisur mjeti tip IFA (kamion) me targë SH 0376 E, i ngarkuar me 8 m kub lëndë drusore, mjet ky në pronësi të shtetasit Astrit Cekaj, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikmet e bëra rezultoi se, në mjetin tip IFA (kamion) kanë qenë tre persona, të cilët duke përfituar nga errësira dhe terreni malor, janë larguar dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prerja e paligjshme e pyjeve në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 205-25 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY SHTETAS TË SHPALLUR NË KËRKIM NË SHKODËR
Artikulli tjetër“JO PRANGAVE” MJEKËT SËRISH NË PROTESTË