Bashkia Shkodër prej koëhsh vijon pastrimin e të gjitha kanaleve kulluese të dyta dhe të treta në pjesën më të madhe të njësive administrative. Punimet janë përqëndruar edhe në njësinë administrative Bërdicë dhe Dajç ku po bëhet edhe vendosja e turbinave për të shmangur rrezikun e përmbytjeve nga shiu.
Për të shmangur rrezikun e përmbytjeve është investuar edhe në argjinatura.
Zona e Nënshkodrës është një nga zonat me të prekura nga përmbytjet gjatë viteve të fundit, por me këto ndërhyrje që janë në përfundim e sipër pritet që këto investime të ndikojnë pozitivisht për shmangien e rrezikut të përmbytjeve në këto zona.