Në Shëngjin pushimet vazhdojnë. Ndonëse kemi hyre në javen e tretë të muajit shtator, shumë shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur të bëjnë plazh në këtë periudhe.
E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur, deri në Kune vijon të jetë populluar.Disa i janë drejtuar detit pasi kanë mbyllur punët e verës.Të tjerë kanë zgjedhur të pushojnë në shtator për shkak të çmimeve më të ulëta.
Moti me diell dhe temperaturat e larta kanë ndikuar që Shëngjini të jetë plot me pushues dhe gjatë muajit shtator.Operatorët turistikë flasin për numër të lartë prenotimesh dhe gjysmën e dytë të shtatorit, ndërsa pushteti vendor dhe biznesi vendas do të vijojnë të ofrojnë shërbime për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar.