Përplasjet mes policisë greke dhe popullsisë së dy ishujve, Lesbos dhe Chios kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas BBC, të paktën 60 persona kanë mbetur të plagosur, ndër to dhe ofiecerë policie.
Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje qytetarëve që të qetësohen. Ai gjithashtu njofton se do të takohet me bashkiakët e dy vendeve për të diskutuar për situatën.
Protestat e dhunshme filluan pasi qeveria deklaroi se do të ndërtojë banesa për refugjatët në dy ishujt.
Por kjo duket se ka shkaktuar dhe reagimin e qytetarëve të cilët janë kundër saj. Puna për ndërtimin e tyre ka filluar, ndaj dhe banorët kanë dalë në protesta gjatë ditëve të fundit për të penguar vijimin e punës.
Sipas tyre, ndërtimi i këtyre kampeve do të rriste shumë numrin e emigrantëve që vijnë në Greqi.
Autoritetet njoftojnë se disa protestues kanë hyrë mes forcë brenda një hoteli ku qëndronin oficerët e policisë ku mbetën të plagosur dhe 8 prej tyre.