Vijojnë punimet për përfundimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë. Kryeministri Rama ka ndarë sot pamjet në Facebook të ecurisë së punimeve. Kryeministri e cilëson si një investim strategjik në fushën e turizmit, ndërsa shkruan se do jetë ndër akset më panoramikë.
“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Ky aks pritet të hapet sezonin e ardhshëm turistik. Sipas përllogaritjeve paraprake kjo rrugë do të bëhet për 15 minuta dhe pritet që të ndikojë edhe në shtimin e mëtejshëm të numrit të turistëve.