Ka vijuar në ditën e dytë të tij aksioni i përbashkët mes Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime në lirimin e kolektorit të Draçinit. Punonjës të Ujësjellësit, të IMT dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, kanë vijuar sërish në segmentet e bllokuara nga ndërtimet pa kriter në vite në këtë zonë të qytetit. Për inxhinierin e Ndërmarrjes së Ujesjellësit Ferdinand Duro, ka qënë e domosdoshme për të çliruar qytetin jo vetëm nga këto ndërtime por për lirimin dhe qarkullimin e ujërave të shiut që rrezikonin qytetin kur kishte reshje shiu.
Aksioni për lirimin e kolektorit në zonën e Perashit deri në Draçin ka nisur një ditë më parë, me një task forcë të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, mes tre institucioneve UKQ, IMT dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike. Janë disa objekte të cilat do të shëmben kryesisht në mure rrethuese dhe garazhe të cilat janë ndërtuar në vite duke bllokuar rrjedhën e kolektorit kryesorë të qytetit.