Banoret e fshatrave Thirrë, Hebe dhe Sang në Mirditë vijojnë rezistencen e tyre kunder ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në këtë zonë.Përmes çadrës së vendosur në kantierin e ndërtimit, banoret po bëjnë roje prej katër ditësh, duke mos lejuar kompaninë që të vijojë punimet, të cilat janë pezulluar nga Bashkia Mirditë prej datës 28 shkurt. Pavarësisht lodhjes, komuniteti i kësaj zone thonë se janë te vendosur në betejen e tyre kunder paligjshmerisë, pasi ju janë falsifikuar firmat dhe nuk janë pyetur për zbatimin e këtyre projekteve.

Përballë braktisjes së institucioneve përgjegjëse, banoret i bëjnë thirrje kishes katolike dhe ipeshkvit të Rrëshenit Dom Gjergj Meta që tju vijë në ndihmë.

Më 28 shkurt bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompanine me 3 milion lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri 4 ditë më parë kur banoret vendosen çadren dhe po bëjnë vete roje në terren.

Artikulli paraprakARRESTOHET 17-VJEÇARI PËR SHANTAZH
Artikulli tjetërPUKA ME EKIP BOKSI