Bashkia e Shkodrës vazhdon mbështetjen për individë dhe familje në nevojë në territor për të lehtësuar situatën ekonomike përmes shpërndarjes së pakove ushqimore, materialeve higjienike e të tjera.

Ditën e sotme, shpërndarja ka vijuar në Njësinë Administrative Guri i Zi, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur mbi ecurinë e detiranishme të këtij procesi të rëndësishëm.

Kryebashkiakja Ademi ka folur për kriteret që ndiqen në përzgjedhjen e individëve dhe familjeve me prioritet, kjo bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në ligj.

Kryetarja e Bashkisë ka bërë thirrje që të respektohen masat e distancimit social, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe vetëm një person për familje.

Artikulli paraprakSHKODËR, “JEMI 19 ANËTARË, NUK KAM USHQIM PËR FËMIJËT”
Artikulli tjetërSHKODËR, DIGJEN DY AUTOMJETE NË GJUHADOL