Po vijojnë me intensitet kërkimet për të gjetur trupin e 14 vjeçarit me iniciale A.K, i mbytur pasditen e së premtes, 31 korrik, në ujërat e lumit Bunë në Shkodër.Polumbarë nga Tirana, kanë ardhur për të mundësuar gjetjen e trupit, i cili, dyshohet të ketë ngecur në bimësinë e dëndur nënujore. Familjarët e adoleshentit të mbytur, thanë se i kanë vijuar kërkimet vet gjatë natës, pasi u ndërprenë nga policia e Shkodrës. 14 vjecari A.K.
U mbyt te këmbët e urës së Bahçallekut në Shkodër, teksa është hedhur nga ura, bashkë me shokët e tij. Sipas dëshmisë së një prej tyre, viktima u ka kërkuar ndihmë duke thënë se nuk ndihej, mirë, dhe më pas u përpi nga rrjedha e lumit. Ndonëse bashkëmoshatarët u përpoqën ta ndihmonin, nuk mundën për shkak të rrymave të forta dhe ujit të ftohtë.